In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Mësuesit gati për fillimin e vitit të ri shkollor

me 15 Gusht 2020 ora 08:34

U Kopjua

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se ministria e Arsimit po e sheh të pamundshëm që nxënësit të kthehen plotësisht në shkollë për shkak të numrit të madh të rasteve me Coronavirus.


Për këtë, Jashari tha se kanë një version për klasat e para, të dyta, klasat e gjashta dhe të dhjeta që kthimi në shkolla të jetë i pjesshëm dhe duke respektuar masat në përpikëri.

“Ne mendojmë që viti i ri shkollor në cilëndo formë që e ka propozuar MASh-i do të fillojë dhe nuk do të ketë pengesa nga SBASHK-u. Të gjithë po presin me padurim të shohin se çfarë do të bëhet me vitin e ri shkollor dhe ministri Likaj me kabinetin e tij edhe publikisht kanë dalë me tri mundësi që të kthehemi plotësisht në shkollë të cilin edhe ata e kanë vlerësuar për shkak të numrit të madh të rasteve me Coronavirus si të pamundshëm”.

“Edhe ata e kanë një version që të jetë një kthim i pjesshëm duke përmendur klasat e para, të dyta, klasat e gjashta dhe të dhjeta dhe duke arsyetuar ata se klasa e parë është për herë të parë në mësim dhe e ka të vështirë në platformë, njohuritë e duhura dhe së fundi ajo trema që kishim me mësimin në distancë i cili mësim kishte vështirësi, mirëpo për SBAShKU-n kishte edhe arritje”.

Ai tha se në takimin virtual të mbajtur me kryeministrin Avdullah Hoti kanë diskutuar edhe shkurtimin e buxhetit për 11 milionë euro.

Sipas tij, zvogëlimi i buxhetit në këtë periudhë është gabim, kur dihet se duhen mjete shtesë për fillimin e vitit të ri shkollorë.

“Ne i kemi bërë vërejtje edhe pse Qeveria me rishikimin e buxhetit ka shkurtuar buxhetin për 11 milionë. Ky është një gabim sepse pikërisht në kthimin e vitit shkollor duhen mjete shtesë. Shteti ynë duhet të ketë buxhet të caktuar të dedikuar vitit të ri shkollor sepse kërkesat do të jenë të mëdha”.

Tutje, Jashari shtoi se organizimi më i lehtë do të ishte për studentët ngase janë më të rritur dhe i kuptojnë masat e dhëna nga IKShPK-së.

Sipas tij, frika më e madhe është te fëmijët e arsimit parauniversitar, sepse ata janë më pak në gjendje t’i respektojnë masat dhe distancën sociale.

Kryetari Jashari potencoi se nëse fillohen të paraqiten rastet e para me Coronavirus brenda shkollave do t’i kërkojnë Këshillit Drejtues, në mënyrë që mësimi të ndërpritet, raporton EO.

“Në fakultete më lehtë do të ishte organizimi i mësimit fizik ngase kemi të bëjmë me studentë që janë të rritur dhe ata dinë të kuptojnë masat mbase edhe ti respektojnë ato që i ka dhënë IKShPK. Unë kam frikë se fëmijët e arsimit parauniversitar më pak janë në gjendje t’i respektojnë masat, distancën sociale”.

“Një pjesë e Drejtorive Komunale se gjoja kanë bërë përgatitje ata e pranojnë që të bëhet mësimi nën mbikëqyrjen e tyre por nga përvojat e viteve të kaluara SBAShK-u me ta kanë thënë se ata në fillim janë të angazhuar dhe angazhimi i tyre sa vjen e bie. Nëse fillohen të paraqiten rastet e para me Coronavirus brenda shkollave ne do të kërkojmë që të thirret Këshilli Drejtues dhe të marrim vendim që mësimi i tillë të ndërpritet”, shtoi ai.