In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Microsoft konfiskon 50 faqe interneti të hakerëve verikoreanë

me 31 Dhjetor 2019 ora 10:25

U Kopjua

PRISHTINË | 31 DHJ 2019 |  Nga KosovaLive

Gjiganti teknologjik, Microsoft ka thënë se ka fituar një rast në gjykatë për të konfiskuar 50 domene të faqeve në internet, të cilat janë shfrytëzuar nga grupet e Koresë Veriore për të kryer sulme kibernetike, duke shënjestruar punëtorë qeveritarë, institute kërkimore si dhe staf universitar.

Grupi i lidhur me 50 faqe qëllimkëqija në internet, quhet Thallium dhe besohet se është “grup aktiviteti i lidhur me shtetin”, ka thënë Tom Burt, nën-presidenti i kompanisë Microsoft për sigurinë e konsumatorëve.

Ai ka thënë se shënjestrat kryesore kanë qenë në Shtetet e Bashkuara, Japoni dhe Korenë Jugore, si dhe sulmet janë “fokusuar në paqen botërore dhe të drejtat e njeriut, duke përfshirë individët që punojnë në çështjet bërthamore”.

Në ankesën e Microsoft në gjykatë është thënë se Thallium ka hyrë nëpër llogari dhe rrjete të konsumatorëve të kompanisë amerikane me qëllim të vjedhjes së informacionit të ndjeshëm.

Hakerët verikoreanë besohet se kanë qenë aktivë nga të paktën viti 2010.

Thallium është grupi i katërt që përkrahet nga qeveria, ndaj të cilit Microsoft ka marrë masa ligjore, në mënyrë që t’i shkatërrojë infrastrukturën që shfrytëzon për të kryer sulme kibernetike.