In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Miliona njerëz ende përdorin Windows XP

me 7 Shtator 2020 ora 19:51

U Kopjua

Lançuar për herë të parë në 2001, sistemi operativ i braktisur Windows XP është ende e gjallë e po qëndron mirë sipas të dhënave që vinë nga Netmarketshare.

Muajin e kaluar 1.25% e kompjuterëve në mbarë botën kishin të instaluar sistemin operativ 19-vjeçar. Ky sistem operativ është më popullor sesa Windows 8 që ka 0.57% të tregut, ChromeOS që ka 0.42% të tregut dhe Windows Vista që ka 0.12% të tregut.

Mbështetja për Windows XP zyrtarisht përfundoi më 14 Prill 2014, që do të thotë se Microsoft nuk ofron më mbështetje teknike e as përditësime për sistemin operativ prej 6 vitesh.

Sipas përllogaritjeve afro 25.2 milionë kompjuterë ende kanë të instaluar Windows XP, një sistem operativ shumë i rrezikshëm për tu përdorur sot.

Sakaq Windows 10 është instaluar në mëse 60% të kompjuterëve. Statistikat tregojnë edhe dominimin e Microsoft ku rivali më i afërt i sistemit operativ Windows 10 është Mac OS X 10.15 me 3.49% të tregut ndjekur nga Mac OS X 10.14 me 2.96% të tregut.

Gjithashtu me përfundimin e jetës së Windows 7 në Janar, është e rëndësishme që përdoruesit të kalojnë në Windows 10 që të mbrohen ngea problemet e sigurisë.