In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Ministri Kuçi dhe ambasadorët evropian flasin për Rimëkëmbjen Ekonomike

me 6 Gusht 2020 ora 19:24

U Kopjua

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi  ka mbajtur sot një takim virtual me zëvendësshefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, ambasadorin e Austrisë, Christopher Weidinger, ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, shefin e zyrës së Belgjikës, Jean Louis Servais, të ngarkuarën me punë të Luksemburgut, Natacha Gomez dhe përfaqësuesin dipomatik gjerman Axel Ross.

Qëllimi i takimit ishte që të promovohet politka e BE-së në lidhje me rimëkëmbjen ekonomike për dëmet që janë shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Nga zëvendësshefi i Zyrës së BE-së, Riccardo Serri u kërkua që në masat e parapara për rimëkëmbje të integrohen elementet e gjelbra si: energjia e pastër, mjedisi, biodiversiteti e financimi i qëndrueshmërisë.

Ministri Kuçi ka treguar për nismat ligjore që presin të kalojnë në Kuvendin e Kosovës dhe padyshim ka theksuar se propozimet që vijnë nga Bashkimi Evropian do të jenë të mirëseardhura.

“Përpos masave ekonomike që do t’i ndërmarrim me anë të programit për Rimëkëmbje Ekonomike, ne presim të kemi përkrahje edhe në Reformën Ekonomike 2021-2023”, tha Kuçi.