In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Ministria e Shëndetësisë bëhet me zëvendësministrin e tretë

me 13 Gusht 2020 ora 18:45

U Kopjua

Luan Gola është emëruar zëvendësministër i Shëndetësisë.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Facebook ka konfirmuar vetë emërimin e tij. “Në këtë kohë të pandemisë do të përpiqem që të ofroj gjithë përvojen time profesionale në funksion të shëndetit të popullatës dhe përkrahjen e masave të ndërmarra nga Ministri Zemaj dhe stafi tij”, ka shkruar ai.

Para Golës, në këtë ministri zëvendësministra ishin emëruar edhe Pjetër Ndou nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Resul Makreshi nga minoritetet.

Emërimi i Golës si zëvendësministër në ministrinë e udhëhequr nga bashkëpartiaku i tij, Armend Zemaj, vjen në kohën kur në Kosovë po regjistrohen vazhdimisht shifra të larta të rasteve të reja me COVID-19.

Deri tash në vend janë regjistruar gati 11 mijë të infektuar e janë rreth 4000 raste aktive. 373 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.