Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Miratohet rishikimi i Buxhetit të Kosovës për vitin 2022 – Buxhetit i shtohen edhe mbi 150 milionë euro

me 23 Qershor 2022 ora 10:50

U Kopjua

Me 65 vota për dhe asnjë kundër dhe e asnjë abstenim është miratuar rishikimi i Projektligjit për plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2022.

Me këtë rishikim, buxhetit i shtohen edhe mbi 150 milionë euro.

Në hyrje të seancës, kryetari i Komisionit për Transfere, Armend Muja tha se është miratuar vetëm një amendament.

“Komisioni për Buxhet dhe Transfere e ka trajtuar këtë, është miratuar vetëm një amendament dhe për këtë i është propozuar deputetëve për miratim”, tha Muja.

Buxheti për vitin 2022 është 2 miliardë e 748 milionë euro, me një rritje prej 8.7 për qind.

Të hyrat buxhetore pritet të jenë në vlerë prej 2 miliardë e 364 milionë euro apo 15 për qind më shumë në krahasim me vitin paraprak.