In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Mourinho i premton trofe Tottenhamit: Kam fituar me çdo klub

me 10 Mars 2020 ora 13:17

U Kopjua

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, u ka premtuar tifozëve të klubit se do të fitojë trofe me klubin londinez, duke insistuar se do t’ia lejojë vetes që Tottenhami të bëhen klubi i vetëm me të cilin ai s’arrin të fitojë trofe.

Jose Mourinho vlerësohet si njëri ndër trajnerët më të mirë në botë, për shkak të sukseseve që ai i ka arritur me klube të ndryshme, por gjithmonë në nivelin më të lartë të futbollit evropiane, gjatë karrierës së tij, transmeton Kosova.LIVE.

Pasi kishte bërë emër me Porton, Mourinho u ngrit në një nivel më lart në botën e futbollit me përvojën e tij si trajner i Chelseat, Interit, Real Madridit e Manchester Unitedit. Tani ai po e teston veten me Tottenhamin, nga ku u shkarkua Mauricio Pochettino në nëntor të vitit 2019.

Mourinho konsiderohej si trajneri i përsosur për një klub si Tottenhami, që s’ka arritur të fitojë trofe që më shumë se një dekadë. Para ndeshjes kthyese kundër Leipzigut në Ligën e Kampionëve, Mourinho është shprehur i bindur se do të fitojë trofe edhe me Tottenhamin.

“Besoj se Tottenhami nuk do të jetë klubi im i vetëm me të cilin s’mund të fitoj trofe. Unë kam fituar në çdo klub dhe besoj se do ta bëj këtë edhe me Tottenhamin”, ka thënë Mourinho.

“Jam këtu për tre ose katër muaj. E mora skuadrën në një situatë shumë të vështirë dhe tani është më e vështirë me kaq shumë probleme. Por, unë kam besim te vetja, te lojtarët, te klubi dhe besoj se unë do t’i ndihmojë klubit të fitojë trofe për aq sa do të jem këtu”.

“Nuk ka të bëjë me mua, por unë do t’u ndihmojë lojtarëve dhe klubit të fitojnë”. /Kosova.LIVE/