In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

MTI me vendim: Ndalohen përkohësisht importi i vajit të palmës dhe i djathit me këtë yndyrë bimore

me 11 Shtator 2020 ora 19:16

U Kopjua

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka dalë me një vendim të ri, njofton Klan Kosova.

Në këtë vendim trajtohet disa çështje një ndër to është edhe ajo se ndalohet përkohësisht importi i vajit të palmës dhe importi i djathit dhe produkteve të ngjashme të djathit të prodhurara me yndyrë bimore (vaj palme).

Po ashtu ndalohet përkohësisht edhe përdorimi i vajit të palmës në prodhimin e produkteve të ngjashme të djathit nga prodhuesit vendor.

Nga MTI-thonë se Dogana e Kosovës është e obliguar për zbatimin e këtij vendimi.

“Obligohet Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës të bëj hulumtim lidhur me përdorimin e brendshëm të vajit të palmës”.

“Obligohet Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të obligojë operatorët ekonomik të bëj ndarjen e produkteve të qumështit me yndyrë bimore (vaj palme) prej atyre me origjinë shtazore”, thuhet në këtë vendim të siguruar nga

Klan Kosova.

Ky u nënshkrua sot nga Vesel Krasniqi, ministri i Tregtisë dhe Industrisë dhe do të hyjë në fuqi me datën 15.09.2020.

Vendimi i plotë: