In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

MTI zotohet për mbështetje dhe fuqizimin e prodhuesve vendorë

me 24 Qershor 2020 ora 15:26

U Kopjua


Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti sot në takim kryetarin e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skender Krasniqin, të cilin e informoi për objektivat e kësaj ministrie për mundësitë e mbështetjes së bizneseve kosovare për tejkalimin e krizës së shkaktuar si rezultat i pandemisë COVID-19.

Me këtë rast, ministri Krasniqi u zotua se ndër prioritetet e tij më të rëndësishme janë mbështetja e prodhuesve vendorë dhe fuqizimi i tyre në eksport përmes programeve përkrahëse që ka Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Po ashtu, ministri tha se Qeveria e Kosovës përmes pakos mbështetëse do t’iu dalë në ndihmë bizneseve, e cila parashihet të implementohet në vitin 2021, duke përfshirë rreth 70 për qind të bizneseve.

Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit në mes OAK-ut dhe MTI-së në tejkalimin e sfidave me të cilat përballen bizneset.