In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Muriqi: Lazio ishte zgjedhja ime e parë

me 15 Tetor 2020 ora 19:11

U Kopjua

Vedat Muriqi ka thënë se Lazio ishte zgjedhja e tij e parë në mesin e shumë ofertave që kishte marrë gjatë afatit kalimtar të verës. Në konferencën e parë për media, ylli kosovar është shprehur i nderuar që tash është sulmues i Lazios, klub ku u transferua gjatë verës për 20 milionë euro nga Fenerbahçe.

Qendërsulmuesi u transferua verës te Lazio, por një kohë nuk arriti të ushtronte me skuadrën pasi ishte diagnostikuar me COVID-19.

“Është nder të jem këtu. Ka sigurisht dallime në krahasim me futbollin në Turqi. Kam marrë shumë mesazhe nga fansat kur kam arritur dhe i siguroj se do të jem i përkushtuar. E di se njerëzit thonë se jam Zlatan Ibrahimoviqi i Kosovës, por e vërteta është se do të jem Muriqi i Lazios. Jam këtu për të dhënë më të mirën”, ka thënë ai. “Nuk e dua presionin se sa gola pres të shënoj, pasi s’jam vetjak, dhe dua të luaj për skuadrën”.

Muriqi një kohë ishte kërkuar edhe nga Tottenham Hotspuri. Ai ka pranuar se Lazion e ka përzgjedhur edhe për shkak të drejtorit sportiv Igli Tares.

“Jam në një nga klubet më të mëdha në Itali. Ka pasur shumë oferta, por zgjodha Lazion për shkak të stilit të lojës dhe drejtorit sportiv Igli Tare, që është nga Shqipëria. Lazio ishte zgjedhja ime e parë. Tashmë di gjithçka për Derbin e Romës dhe mezi pres të paraqitem në atë derbi”, ka shtuar 26-vjeçari.

Muriqi ende s’është paraqitur për Lazion.

Në ndeshjet e tetorit ai i mungoi edhe Kosovës për shkak, siç ka thënë ai, se nuk ishte i gatshëm fizikisht, pas një periudhe me lëndime dhe mosstërvitjeve.