Kulturë

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Ndahet 1.7 milionë euro për mbështetjen e këtyre bizneseve

11:22 / 20 Korrik 2022

U Kopjua

Qeveria ka ndarë 1.7 milionë euro për mbështetjen e bizneseve fillestare dhe atyre ekzistuese, raporton Kosova.LIVE.

Vendimi u mor në kuadër të zbatimit të masës 1.7 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për skemat e granteve për zanatet.

“Me qëllim të adresimit të shkallës së lartë të papunësisë në vend si dhe aftësimit profesional në zanate, do të mbështesim me grante për vetëpunësim të gjithë ata që janë të gatshëm të mësojnë aftësi të reja, për të cilat do të çertifikohen”, thuhet ndër tjerash në masën 1.7 të PRE.