In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Ndërtesa e ish-burgut të Prishtinës pritet të shndërrohet në muze

me 25 Gusht 2020 ora 18:40

U Kopjua

Nga sot edhe zyrtarisht nis projekti i shndërrimit të ndërtesës së ish-burgut të Prishtinës në muze, bën të ditur MKRS-ja përmes faqes së saj në Facebook.

Si hap të parë, ministrja Vlora Dumoshi nënshkroi vendimin për formimin e grupit punues që do të hartojë Konceptin për Projektin e Ndërtesës së ish-burgut të Prishtinës me destinim muze, të cilin koncept do t’ia paraqesë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Tutje bëhet e ditur se grupi punues me vendim të ministres do të ketë këtë përbërje:

Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë në rolin e kryesueses;

Ndërkaq në rolin e anëtarëve:

Profesor Luan Mulliqi, anëtar korrespodent i Akademisë;

Bislim Zogaj, drejtor i AMKMK-së;

Xhavit Loshaj, këshilltar i Ministrit të Drejtësisë;

Hydajet Hyseni, Kryetar i Shoqatës së Burgosurve Politik të Kosovës;

Meriman Braha, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së të Burgosurve Politik të Kosovës;

Fikrije Berisha, zyrtare e Agjencisë së Arkivave të Kosovës dhe

Dr. Hagji Ademi, Instituti i Historisë dhe

Ajshe Kamberi, MPB.

“Ky vendim shënon hapin e parë konkret drejt shndërrimit të objektit të ish-burgut të Prishtinës në muze dhe është një akt i ndërmarrë nga ministrja Dumoshi konform programit të Qeverisë Hoti. Ndërtesa në të ardhmen do të menaxhohet dhe administrohet nga MKRS-ja me funksionin muze”, thuhet në njoftim.

Dumoshi tha se ky vendim është marrë duke pasur në konsideratë ndjeshmërinë e çështjes, kompleksitetin e ndërtesës, duke përfshirë edhe aspektin shoqëror dhe historik.

“Shndërrimi i ndërtesës së ish Burgut të Prishtinës me destinim Muze shënon një hap të rëndësishëm për dokumentimin e së kaluarës tonë, krijimin e një hapësire të përshtatshme dhe të nevojshme për të institucionalizuar përjetimet e të burgosurve shqiptarë të Kosovës nën regjimin jugosllav e më pas atë serb. Muzeu i cili do të jetë si rezultat final nga vendimi i sotëm, do të shërbejë si një kujtesë e sakrificës që kanë bërë shqiptarët e Kosovës në rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë”, u shpreh Dumoshi.