In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Në Australi flasin për Liridon Krasniqin: Provon gjëra që lojtarët tjerë s’mund t’i bëjnë!

me 19 Shkurt 2021 ora 11:29

U Kopjua

Liridon Krasniqi ka firmosur kontratën njëvjeçare me skuadrën e tij të re nga Australia, Newcastle Jets.

Futbollisti i lindur në Komunën e Vitisë është huazuar për një sezon nga klubi i Jahor Dohor (nga Malajzia) për në Newcastle.

Për transferimin e Krasniqit në Australi kanë folur dy ish-futbollistë, Matt Davies dhe Brendan Gan, që të dytë kanë luajtur në Australi dhe në Malajzi.

“Ai është një mesfushor me pak dhunti dhe besim për të provuar gjëra që lojtarët e tjerë nuk mund t’i bëjnë”, ka thënë Daviesi, ish-mbrojtësi i Perth Gloryt.

“Ai ka fizikë, por ka një teknik të mirë të topit. Unë mendoj se ai do të sjellë diçka ndryshe dhe argëtuese”, vazhdoi Daviesi.

Ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës ende nuk e ka bërë debutimin në ekipin e Newcastlet. Ai dje doli nga karantina dhe vizitoi bashkëlojtarët e tij të ri.

Ish-mesfushori i Sydneyt, Berndan Gan, i cili ka luajtur në Malajzi për shtatë vjet e përshkruan lojtarin kosovar si fantastik.

“Unë kam luajtur kundër Liridonit shumë herë. Ai filloi si një i huaj në Kedah, por bëri mirë atje. Ai ka teknikë të shkëlqyeshme dhe i pëlqen të luajë me topin. Liridoni është i mirë në hapësira të ngushta dhe i pëlqen të lundrojë”, ka thënë Gan-i.

Për Krasniqin ka folur edhe ish-lojtari i Newcastlet Jets dhe Adelaide Unitedit, Taylor Regan.

“Kam luajtur kundër Liridonit shumë vjet më parë. Teknikisht është shumë i fortë dhe gjithashtu i fortë fizikisht. Unë mendoj se ai e ka faktorin X për të krijuar disa gola në ekipin e Newcastlet”, është shprehur Regani