In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Në Ferizaj i vihet gurthemeli pallatit të kulturës dhe inaugurohen fushat e tenisit

me 29 Tetor 2020 ora 21:59

U Kopjua

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, të enjten ka qëndruar për vizitë në qytetin e Ferizajt. Së bashku me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliu, kanë përuruar kompleksin e fushave të tenisit, investim kapital ky që ka kapur vlerën prej 100 mijë eurosh.

Përveç kësaj, u vendos edhe gurthemeli i pallatit të kulturës, qendër kjo multifunksionale, e cila do të do të përfshijë qendrën rinore, teatrin dhe bibliotekën.

Ministrja Dumoshi u zotua se do të përkrahë vazhdimisht komunën e Ferizajt edhe në projekte të tjera kulturore e sportive.

“Jemi në Ferizaj për të përuruar fushat e tenisit. Ky sport po merr formë. Kemi tenistë shumë të mirë si vajza dhe djem, të cilët na përfaqësojnë nëpër vende të ndryshme evropiane dhe vijnë me suksese të mëdha. Ministrja e Kulturës ka financuar dhe vazhdon të financojë në komunën e Ferizajt dhe bëj thirrje që të kenë bashkëpunim të ngushtë me Federatën tonë të Tenisit, e cila e ka pjesën profesionale, por edhe të themelohen shkollat e tenisit për gjeneratat e reja. Gjithashtu edhe në pjesën e qendrës multifunksionale, e cila është një objekt unik. Ne do të financojmë në pjesën e kulturës me qendra rinore dhe sport”, ka thënë Dumoshi.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se komuna që ai udhëheq për herë të parë po inauguron terrene të tenisit në Ferizaj, për çka u shpreh mirënjohës për kontributin e MKRS-së.

“Sot me ministren vendosëm gurthemelin e një objekti unik në Republikën e Kosovës, bëhet fjalë për pallatin e kulturës respektivisht qendrën multifunksionale, e cila ka një vlerë prej 3.3 milion euro dhe që praktikisht aty do të jetë pjesë edhe galeria e artit, muzeu i qytetit dhe salla tjera përcjellëse të cilat kanë ardhur si rezultat i një konkursi publik. Falënderoj ministren që për herë të parë inauguruam terrene të tenisit në Ferizaj, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të MKRS-së në Ferizaj”, ka thënë ai.