In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Në Gjinekologjinë e QKUK’së deri më tani janë trajtuar 50 shtatzëna me Covid-19

me 23 Tetor 2020 ora 10:40

U Kopjua

Pandemia COVID-19 ka sjell vështirësi të mëdha edhe në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike.

Dr. Jakup Ismaili, drejtor i Klinikës Gjinekologjike thotë se “numri i shtatëzënave të prekura me COVID-19 nga 16 marsi e deri me 20 tetor, janë 50 shtatëzëna të infektuara me COVID-19, të cilat janë trajtuar në repartin dedikuar vetëm për COVID-19, në Konzervativë në kuadër të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike” u shpreh ai.

Si sfidë kryesore në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të QKUK është organizimi i stafit dhe lirimi i një reparti të veçantë brenda klinikës për trajtimin e shtatëzënave.

“Sfidat kryesore të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike  në periudhën e pandemisë kanë qenë; përballja me një virus të pa njohur , si dhe organizimi i stafit dhe lirimi i një reparti të veçantë brenda klinikës për trajtimin e shtatëzënave, lindjen e tyre dhe në raste të veçanta edhe operacionet e pacientëve të prekur me COVID 19, testimi i tyre dhe trajtimi në mënyrë sa më dinjitoze i pacientëve” thotë Ismaili.null

Ndërsa pandemia COVID-19 nuk ka ndikuar që të ketë një numër më të vogël të lindjeve në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike të QKUK.