Në Google po kërkohet me të madhe “Si të ikësh nga Rusia”

09:42 / 23 Shtator 2022

Russia political map with capital Moscow, national borders, important cities, rivers and lakes. English labeling and scaling. Illustration.

U Kopjua

Kërkimi “Si të ikësh nga Rusia” ka marrë hov në internet. Brenda 12 orëve të fundit, mijëra persona kanë shkruar këtë frazë në makinën kërkuese, Google.

Kjo lidhet drejtpërdrejt me situatën në Rusi, ku presidenti Vladimir Putin, njoftoi të mërkurën se edhe 300 mijë rezervistë do të përfshihen në luftë ndaj Ukrainës.

Kjo ka bërë që rusët, sidomos të gjinisë mashkullore, të largohen nga shteti, duke shmangur përfshirjen në radhët e ushtrisë.

Viral është bërë edhe kërkimi “Si ta thyesh dorën”, duke kërkuar shkak për të mos iu bashkuar luftës.