In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Në Kopenhagë bashkohet hapësira e Ambasadës së Kosovës dhe Shqipërisë

me 8 Korrik 2020 ora 17:15

U Kopjua

Kryediplomati i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka njoftuar se edhe Ambasada në Kopenhagë është bashkuar për të kryer shërbimet për Kosovën dhe Shqipërinë.

Ai e konsideroi këtë si vepër madhështore e bashkëpunimit vëllazëror.

“Ja një vepër tjetër madhështore e bashkëpunimit vëllazëror mes Kosovës e Shqipërisë … Flamujt e dy shteteve të një kombi valëviten krenarisht pranë njëri-tjetrit në Kopenhagë aty ku përfaqësitë tona konsullore ndajnë të njëjtën hapësirë brenda Ambasadës së Republikës së Shqipërisë…”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

Ai edhe më parë ishte zotuar se bashkimi i ambasadave mes Kosovës dhe Shqipërisë do të jetë në planin e tyre për bashkëpunim mes dy vendeve.