In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Në mesjavë nis Superkupa e Kosovë në basketboll

me 19 Tetor 2020 ora 17:05

U Kopjua

Ndeshjet e Superkupës së Kosovës në basketboll do të nisin në mesjavë. Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve të Superkupës.

Të mërkurën do të luhen ndeshjet e Grupit A dhe B, ku Rahoveci nga ora 17:00 takohet me Trepçën e Sigal Prishtina nga ora 19:30 me Vëllaznimin, ndeshjet e këtyre dy grupeve do të luhen në Gjakovë.

E të enjten luhen në Prizren ndeshjet e Grupit C dhe D.

Golden Eagle Ylli përballet me Ponte Prizrenin nga ora 17:00, e Peja me Bashkimin nga ora 19:30.

Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen të premten në Suharekë, e finalet të dielën në Pejë.