Në New York, Osmani e Lajçak diskutojnë për dialogun, nuk jepen hollësi!

07:33 / 23 Shtator 2022

U Kopjua

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajcak është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në New York.

Lajcak përmes një cicërime në Twitter tha se kanë diskutuar për dialogun, pra për normalizimin e marrëdhënieve me  Serbinë.

“Në Nju Jork u takova me Presidenten e Kosovës@VjosaOsmaniPRKS . Ne vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, tha ai./kosova.live/