In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Në pritje me padurim të saj, ky shtet i rëndësishëm europian merr vendimin: Fëmijët nuk do marrin vaksinën

me 22 Shtator 2020 ora 18:41

U Kopjua

Në një kohë që në mbarë botën po pritet me padurim vaksina kundër koronavirusit, autoritetet e shëndetësisë në Suedi janë shprehur se nuk do të rekomandojnë që fëmijët dhe adoleshentët deri në moshën 18 vjeç, të administrojnë vaksinën antiCovid.

Por nga ana tjetër autoritetet shëndetësore suedeze e rekomandojnë vaksinën për të rriturit, veçanërisht ata që janë një grup i prekshëm dhe të moshuarit.

“Arkitekti” i emergjencës shëndetësore, epidemiologu suedez Anders Tegnel ka shpjeguar se Suedia operon në parimin e një vaksine vullnetare.

Megjithatë është ende e paqartë nëse modeli suedez funksionon. Ndryshe nga shtetet e tjera autoritetet suedeze kanë ndjekur një qasje të diskutueshme, shumë më të butë duke e lënë popullsinë e këtij shteti me pak kufizime në jetën e tyre të përditshme.

Sipas CNN, epidemiologu Tegnel ka përsëritur se është ende herët për të nxjerrë konkluzione, pasi vendet evropiane janë në faza të ndryshme të pandemisë.

Ndërkohë përfaqësuesi i zyrës rajonale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Catherine Smallwood, beson se Suedia duhet të pranohet se tani për tani se ka shmangur një rritje të re të numrit të rasteve siç është regjistruar në disa vende të Evropës Perëndimore.

Por eksperti suedez për pandeminë e koronavirusit ka thënëse nuk e përjashton mundësinë që Suedia të goditet nga vala e dytë e COVID-19, veçanërisht për shkak të kthimit të fëmijëve në shkollë, dhe thekson se autoritetet duhet të jenë të kujdesshëm dhe të reagojnë ndaj shenjës së parë të përhapjes së infeksionit.