Në rritje numri i të famshmëve që u vënë fëmijëve emra planetësh

10:27 / 20 Korrik 2022

U Kopjua

Një numër gjithnjë e më i madh i të famshmëve po u vënë fëmijëve të tyre emra sipas planetëve, ndërsa në trend janë edhe emrat e frymëzuar nga astrologjia.

Përkatësisht, Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn e quajtën vajzën e tyre Jupiter. Scarlett Johansson dhe Colin Jost e quajtën djalin e tyre Cosmo.

Chrissy Teigen dhe John Legend kanë një vajzë, Luna (perëndesha romake e hënës), gjithashtu Ashley Tisdale dhe Christopher French kanë një vajzë të quajtur Jupiter.

Duket se këta emra po bëhen të njohur edhe te njerëzit ‘e rëndomtë’. Siç raporton revista britanike, Metro, emri Luna është ngjitur në vendin e 11-të në emrat e dytë më të njohur për vajzat për këtë vit.

Popullariteti i emrit Mars është bërë 300 herë më i lartë se në vitin 2013. Saturni dhe Kometa po bëhen gjithashtu emra të shpeshtë.

Revista në fjalë solli edhe disa ide të tjera:

Emrat sipas planetëve

Eartha
Jupiter
Mars
Merkur
Neptun
Pluton
Saturn
Venera

Emrat astrologjikë

Aries (Dashi, një emër shumë i pazakontë)
Aquarius (Ujori)
Capricorn (Bricjapi, gjithashtu një emër i pazakontë)
Gemini (Binjakët)