Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Në “Sunny Hill” besojnë se Macron, Michel e Von del Leyen mund të shkojnë në festival: Komisioni Europian na ka njoftuar se…

me 23 Qershor 2022 ora 11:35

U Kopjua

Alban Kastrati, përfaqësues i festivalit “Sunny Hill” ka shpërndarë videon ku presidentja Vjosa Osmani – përpara samitit BE – Ballkani Perëndimor – gjatë realizimit të fotografisë bashkë me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe presidentin francez Emmanuel Macron, i ka ftuar ata të marrin pjesë në këtë ngjarje që do të mbahet në Kosovë dhe Shqipëri.

Kastrati beson se presidenti francez, Emmanuel Macron, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von del Leyen si dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel mund t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së presidentes Osmani, raporton Gazeta Express.

Ai tha se Komisioni Europian i ka njoftuar ata se do ta dërgojnë një grup të gazetarëve në këtë festival.

“Prej mbi 10,000 festivaleve ne Evrope, Komisioni Evropian na ka njoftuar se ka zgjedhe qe nje grup te madh te gazetareve evropian ta sjell ne Sunny Hill Festival ne Prishtine e Tirane.
Ne kete edicion, ka gjasa qe na vijne edhe shefat me te medhenj te BE-se edhe Presidenti i Frances, Macron, me ftese te Vjosa Osmani 😎
Vizat on the way 😍”, ka shkruar ai në Facebook.