In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Nepali arreston 122 kinezë për krime kibernetike dhe bankare

me 24 Dhjetor 2019 ora 12:03

U Kopjua

PRISHTINË | 24 DHJ 2019 |  Nga KosovaLive

Policia e Nepalit i ka arrestuar 122 burra dhe gra kineze në operacionin më të madh kundër shtetasve të huaj që kanë hyrë në këtë vend përmes vizave turistike. Ata dyshohen për krime kibernetike dhe bankare.

Shefi i policisë së kryeqytetit tha se të gjithë këta persona u arrestuan të hënën, pas informatave se ata janë përfshirë në aktivitete të dyshimta.

Kinezët e arrestuar dyshohen për krime kibernetike dhe hakim të bankomateve, tha komandanti policor, Uttam Subedi, duke shtuar se personat e ndaluar janë duke u mbajtur në disa stacione policore dhe se pasaportat e tyre janë konfiskuar.

“Kjo është hera e parë që kaq shumë të huaj arrestohen për aktivitete të dyshimta kriminale”, tha komandanti policor.

Një zyrtar tjetër tha se ambasada kineze është e informuar për aksionin e arrestimit të këtyre personave dhe se i përkrahur këto masa.

Qytetarët kinezë arrestohen vazhdimisht në shtete të ndryshme të Azisë nën dyshimet për përfshirje në aktivitete të ndryshme kriminale, përfshirë mashtrimin.

Javën e kaluar, autoritetet në Filipine i arrestuan 342 punëtorë kinezë gjatë një operacioni kundër lojërave të fatit, shkruan “Reuters”.