In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Nga KQZ tregojnë se kur mund të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

me 23 Shkurt 2021 ora 16:59

U Kopjua

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë të mbajtur mëherët për media ka bërë të ditur se në QNR është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuar me fletëvotime nga jashtë vendit dhe rinummërimi i disa vendvotimeve, raporton Kosova.LIVE.

Me këtë rast, Elezi ka thënë se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit mund të shpallen gjatë javës së ardhshme.

“Procesi i rinumrimit të vendvotimit po shkon sipas dinamikës që e kemi parë, janë 28 tavolina ku po zhvillohet procesi i rinumrimit dhe besojmë që procesi do të përmbyllet deri të premten në mbrëmje. Gjatë fillimit të javës së ardhshme besoj që KQZ mund të dalë me shpalljen e rezultatit përfundimtar të këtyre zgjedhjeve”, ka thënë ai.

Tutje Elezi ka thënë se gjatë vikendit mund të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre jashtë vendit./Kosova.LIVE/