In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Nis samiti virtual në Paris, Hoti e Vuçiq përballen në prani të Merkel e Macron

me 10 Korrik 2020 ora 11:00

U Kopjua

Në orën 10 e 30 ka filluar Samiti i Parisit i organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.


Lajmin e kanë konfirmuar nga zyra për media e kryeministrisë.

Në këtë samit që do të mbahet përmes një video konference do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell.

Tema kryesore e video-takimit do të jetë dialogu Kosovë-Serbi dhe rinisja e negociatave në Bruksel.

“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti merr pjesë në konferencën virtuale, e cila do të mbahet në orën 10:30, të organizuar nga Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel. Në këtë video-konferencë, Bashkimi Evropian përfaqësohet nga Josep Borrell, Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme, kurse pala serbe nga presidenti Aleksandër Vuçiq”, thuhet në njoftim.