In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Nis takimi Kurti-Lajçak

me 15 Shtator 2021 ora 18:37

U Kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Lajçak të mërkurën ka arritur në Kosovë, për të zhvilluar takim treditor me krerët e shtetit të Kosovës.

Fillimisht ai vizitoi Zyrën e BE-së, ndërsa të enjte do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca ku siç është njoftuar nga Kuvendi, takimi pritet të mbahet në ora 8:45.Lajçak gjatë vizitës së tij nga 15 deri më 17 shtator, ai do të takohet me udhëheqës politik, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe medieve.

Ai planifikon të diskutojë gjendjen e zbatimit të marrëveshjes së dialogut dhe rrugën përpara në negociatat për marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit.