Nisin testimet e lidhjes 6G,shpejtësi me të madhe ndaj botes fizike dhe asaj digjitale

09:56 / 22 Shtator 2022

人群中的6G

U Kopjua

NEdhe pse lidhja 5G nuk është ende e përhapur në të gjithë globin, testet për 6G, standardin e së ardhmes, kanë nisur.

Lidhja 6G premton të sigurojë shpejtësi më të madhe dhe të lehtësojë vazhdimësinë midis botës fizike dhe dixhitale për kryerjen e shumë prej aktiviteteve tona, duke përfshirë në metaverse. Më pas, inteligjenca artificiale do të luajë një rol në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave.

Sot, 5G mund të arrijë një maksimum prej 2 giga për sekondë. Për lidhjen e gjeneratës së gjashtë po flasim për 1000 giga në sekondë, pra 1 terabajt.

Për këtë arsye, ardhja e 6G përkufizohet edhe si kalimi nga ekonomia ‘giga’ në ‘tera’. Diskutimet për standardizimin e rrjetit 6G pritet të fillojnë rreth vitit 2025 ndërsa komercializimi i teknologjisë është planifikuar për vitin 2029.

Testet në 6G tashmë kanë filluar nga realitete të ndryshme. Ditët e fundit, LG në bashkëpunim me institutin ‘’Fraunhofer Heinrich Hertz’’ dhe ‘’Fraunhofer për Fizikën e Aplikuar të Gjendjes së Ngurtë’’ ka arritur një moment historik: ka demonstruar mundësinë e transmetimit të të dhënave në brezin midis 155 dhe 175 GHz deri në një distancë prej 320 metrash, duke mposhtur rekordin e tij të mëparshëm prej 100 metrash.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt testimit të 6G në mjedise reale, duke qenë se objektivi i deklaruar i standardit është të jetë në gjendje të shfrytëzojë qelizat e afta për të mbuluar, secila, një rreze prej 250 metrash për të ofruar shpejtësi lidhjeje në teori prej 1000 giga për sekondë, pra 1 terabajt.