Kulturë

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Një tjetër politikan kosovar në Haxh, Xhafer Tahiri i LDK-së niset drejt Arabisë Saudite

07:59 / 29 Qershor 2022

U Kopjua

Një tjetër politikan kosovar marrë rrugën drejt Haxhit.

Bëhet fjalë për ish kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Në një foto të publikuar Tahiri shihet në aeroportin e Prishtinës duke u nisur drejt Çabesë.

Rrugën drejt Haxhit, gjatë ditës së djeshme e ka marrë edhe deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani.

Haxhi është pelegrinazhi vjetor që bëhet nga myslimanët në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite.

Por kosovarët të cilët duan ta kryejnë këtë obligim fetar do të paguajnë çmim mjaft të lartë.

Derisa, më herët, çmimi për aranzhim të vizitës në Haxh ka qenë 4100€, Bashkësia Islame e Kosovës ka vendosur që këtë vit çmimi të jetë 5700€.