In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Njihuni me risinë e re të Google

me 29 Dhjetor 2019 ora 09:54

U Kopjua

E DIEL, 29 DHJETOR 2019 | KOSOVALIVE

Google Photos është një nga mënyrat më të mira për të ruajtur imazhet në Cloud, të cilat kjo kompani po i përmirëson vazhdimisht me veçori të reja.

Risia e këtij viti vjen me zmadhimin e fotove, duke zvarritur videon në ekran me dy gishta. Me këtë azhurnim, zmadhimi do të funksionojë gjithashtu në videot e portreteve ose peizazhit, duke ju lejuar të zmadhoni një video ose një pjesë të veçantë të saj. Për herë të parë ky përmirësim u vu re në forumin XDA Developers, me Google Photos v4.33 për Android.

Ky opsion, i cili u prezantua për herë të parë në rrjetin social Instagram, është bërë një mënyrë e zakonshme e përdorimit dhe shikimit të videove në internet, kështu që nuk dihet pse kjo veçori mungoi deri më tani. Sidoqoftë, nuk dihet akoma nëse kjo veçori do të dalë në çdo kohë së shpejti, por nëse do të arrijë përdoruesit pasi është në një fazë provë dhe është në dispozicion vetëm për zhvilluesit