Kulturë

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Nuk është penduar, lihet në burg 58-vjeçari në Shqipëri që vrau të atin

14:52 / 10 Korrik 2022

U Kopjua

Gjykata ka lënë në burg 58-vjeçarin Andrea Stasën, autorin e vrasjes së Dhimitër Stasës, të atin e tij 84 vjeç, 4 ditë më parë.

Gjykata nën drejtimin e gjyqtares Miranda Nakaj ka lënë në fuqi kërkesën e prokurores së çështjes Merita Selimi për “arrest në burg” të Andrea Stasa. Në sallën e gjyqit, autori nuk ka ka treguar pendesë dhe shenja të mira të shëndetit mendor.

Ndërkaq, burime për Abc bënë me dije se Andrea Stasa në momentin që ka vrarë babain e tij 85-vjeçar ka qenë në gjendje të dehur.

Shkak i zënkës dyshohet të ketë qenë gjendja e dehur e djalit, i cili nuk i ka pranuar kritikat e babait dhe e ka qëlluar me grushte e shkelma deri sa i ka marrë jetën. 58-vjeçari Stasa rezulton person me precedentë të mëparshëm penal, pasi ka kryer 13 vite burg. /abcnews.al/