In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Nuk ndalen sukseset, Dua Lipa është artistja femër më e dëgjuar në botë

me 5 Maj 2020 ora 19:07

U Kopjua

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka debutuar më së miri këtë vit me albumin e saj “Future Nostalgia”, këngët e të cilit janë duke kryesuar në listat më të njohura.

Ishte kënga “Don’t start now” e cila bëri bujë të madhe dhe gjithçka filloi me këmbë të mbarë për Duan, ndërsa së fundi “Spotify” ka publikuar listën e artistëve më të dëgjuar në muajin prill.

E në listën e femrave Dua kryeson e para, duke lënë pas artistet si Billie Eilish e Taylor Swift.

Prilli ishte pikërish muaji kur Dua publikoi albumin e saj të dytë, Future Nostalgia, i cili po del të jetë shumë i suksesshëm dhe pikërisht në Spotify po then të gjitha rekordet.