In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Nuk rishpallet konkursi për Komisionerin e Agjencisë për Informim e Privatësi, iniciohet ndryshimi i ligjit

me 23 Shtator 2020 ora 11:18

U Kopjua

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka marrë vendim për inicimin e ndryshimit të ligjit për Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Më pas është vendosur që të shpallet konkursi për këtë pozitë, krejt kjo do të bëhet me procedurë të përshpejtuar.

Kryetarja e komisionit Fatmire Kollçaku, ka thënë se pas mosvotimit në Kuvend të tre kandidatëve të propozuar, ekspertët britanik janë tërhequr nga ekipi përzgjedhës.

Ajo më pas ka arsyetuar ndryshimet e kërkuar në ligj, duke thënë se nuk është e specifikuar çështja e përvojës menaxheriale.

Por që sipas saj, nuk mund të rishpallet konkursi, pa u votuar ndryshimet në ligj.

“Tre kandidatë kemi arritur që t’i procedojmë për votim në Kuvend, përzgjedhja është bërë me partnerët britanik. Nuk është votuar kjo në Kuvend, partnerët britanik janë tërhequr nga memorandumi”.

“Ndryshim i ligjit, te çështja e përvojës menaxheriale, që nuk është mirë e definuar.  Shpallja  e konkursit nuk do të ishte e drejtë, nuk kemi dëshirë që të dështojë sërish konkursi”.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, kërkoi që fillimisht të bëhen ndryshimet ligjore, e më pas të rishpallet konkursi.

“… pa u ndryshuar ligji të mos ketë shpallje të konkursit. Në seancë e javës së ardhme të procedohet ligji për ndryshim, kur te jemi në rregull me ligin ta  rishpallim konkursin, fillimisht ta rregullojmë ligjin”.

Përderisa deputeti VV-së, Rexhepi Selimi, tha se nuk është hera e parë që dështon ky konkurs, prandaj edhe ligji duhet të ndryshohet në procedurë të përshpejtuar.

“…të fillojmë më plotësim ndryshim të ligjit. Ndryshimi të bëhet me procedura të përshpejtuar, kam marrë dakordimin e shefave të grupeve që të shkohet me procedurë të shpejtë”.

“Nuk është hera e parë që dështon ky konkurs, tri legjislatura kemi dështuar ta zgjedhim, kemi humbur donacion nga BE-ja dhe kemi humbur përkrahjen e ambasadës Britanike”.

Sipas kryetares së komisionit, nëse shkohet me procedura të përshpejtuara nuk vonohet votimi i ndryshimeve të kërkuar, raporton EO.  

“…çështja paralel nuk bën, konkursi kur rishpallet. 2 milionë euro nuk e di a janë humbur përfundimisht,  nëse shkojmë në procedurë të përshpejtuara, nuk vonohet edhe konkursi”.