In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Oda e Afarizmit kërkon një Ligj funksional të Punës dhe Lehonisë

me 23 Qershor 2020 ora 12:59

U Kopjua

Finalizimi i Ligjit të Punës dhe Pushimit të Lehonisë çështje që kanë mbetur në procedurë që nga legjislatura e kaluar, rritja e aftësimit profesional dhe rëndësia e përgatitjes së fuqisë punëtore në përputhje me nevojat e tregut të punës ishin çështjet kyçe që u ngritën në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.

Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e dhënies së kontributit të përbashkët në finalizimin e Ligjit të Punës duke qenë ligj esencial i cili rregullon marrëdhënien kontraktuale mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, në mënyrë që të plotësohet hendeku aktual si dhe rregullimi i çështjes së Pushimit të Lehonisë si çështje me interes kombëtar, si rezultat i të cilit kemi një numër shumë të ulët të femrave të punësuara me vetëm 13 për qind të tyre nga 600 mijë femra në moshë pune vetëm rreth 80 mijë janë të punësuara dhe është i vetmi vend në Evropë që e detyron biznesin që të paguaj dy paga për një vend pune).

Ndër të tjera u tha që bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve dhe përfaqësuesve të biznesit sidomos në fushat që afektojnë direkt ata, është i domosdoshëm në mënyrë që bashkërisht të propozojmë alternativat më optimale për zgjidhje dhe në përputhje me rrethanat në të cilat operojmë.

“Gjithashtu, u diskutua edhe rëndësia e koordinimit më të madh me qëllim të riaftësimit profesional në mënyrë që fuqia punëtore të jetë e kualifikuar në përputhje me nevojat e tregut të punës. Duke i kushtuar rëndësi të veçantë edhe aplikimit të mësimit dual për nxënësit si kombinim mes teorisë dhe praktikës që është një faktor tjetër i domosdoshëm në mënyrë që nxënësit të jenë sa më të përgatitur për kërkesat e tregut”, u tha në këtë takim.