In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

OKB kërkon BE’ja të marrë 160 migrantët e bllokuar në det

me 21 Maj 2020 ora 22:58

U Kopjua

Kombet e Bashkuara kërkuan nga Bashkimi Evropian, që të arrijë një marrëveshje, për të marrë 160 migrantë të cilët janë bllokuar në Detin Mesdhe, tash e dy javë.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) u bën thirrje Maltës dhe shteteve tjera evropiane, të shpejtojnë përpjekjet për të shpëtuar rreth 160 refugjatë dhe migrantë, të cilët janë në dy anije tregtare jashtë ujërave territoriale të Maltës.

Malta dhe Italia kanë mbyllur zyrtarisht portet e tyre për migrantët, gjatë pandemisë së koronavirusit të ri.

Vendimi është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut.

Agjencitë thanë përmes një deklarate se migrantët, një numër i madh i të cilëve kanë ikur nga Libia e shkatërruar nga konflikti, duhet të lejohen të zbarkojnë në Maltë, dhe se vendet e tjera të BE-së duhet të tregojnë solidaritet, duke pranuar disa prej tyre.

Deklarata vuri në dukje se 160 migrantët kanë qendruar në anije për dy javë, “kohëzgjatje standarde që zbatohet për karantinën e COVID-19”.

“Është e papranueshme të lihen njerëzit në det më gjatë se sa duhet, veçanërisht në kushte të vështira dhe të papërshtatshme”, thotë deklarata.

Malta, e cila po përballet me një valë të mbërritjes së migrantëve, ka kërcënuar se do të bllokojë fondet për misionin detar të BE-së që ka për synim zbatimin e një embargoje armësh në Libi, nëse partnerët e saj evropianë nuk pranojnë disa prej migrantëve.