In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Olmo dëshiron të luajë te Barcelona, transferimi mund të bëhet në janar

me 11 Shtator 2021 ora 10:25

U Kopjua

Dani Olmo thuhet se dëshiron të rikthehet te Barcelona.

Barcelona në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës kishte tentuar transferimin e Olmos, transmeton Kosova.LIVE.

Megjithatë, RB Leipzig nuk ishte e interesuar ta shiste yllin e tyre dhe ai mbeti në Gjermani.

Sipas mediave spanjolle, sulmuesi dëshiron që sa më shpejtë të kthehet te ‘Blaugranët’ klub ku ka luajtur më parë në kategoritë e reja.

Thuhet se një marrëveshje mes palëve mund të arrihet në merkaton e dimrit, kur gjiganti spanjoll do të ketë më shumë fonde për të shpenzuar në merkato.

23-vjeçari, edicionin e kaluar zhvilloi 46 paraqitje me RB Leipzig në të gjitha garat duke realizuar shtatë gola e 12 asistime.