In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Osmanit ia vendosin foton e Thaçit midis Kuvendit

me 13 Shkurt 2020 ora 11:45

U Kopjua

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku pas përfundimit të këngës “Baresha” që u lëshua në Kuvendin e Kosovës në nder të Nexhmije Pagarushës, ka vendosur fotografinë e presidentit Hashim Thaçi prapa ulëses së kryeparlamentares Vjosa Osmani, shkruan Kosova.Live

Lushtaku u përkujdes që ta vendos një fotografi shumë të madhe të presidentit i cili është duke buzëqeshur.

Ky veprim, vjen si pasojë e largimit të fotografisë së Thaçit, momentin që Osmani mori detyrën e kryeparlamentares.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e rregullt, në të cilën do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare