Kulturë

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Pakënaqësitë brenda e bëjnë komunën e Podujevës të dal me një reagim

15:36 / 03 Gusht 2022

U Kopjua

Komuna e Podujevës ka reaguar pas raportimeve që po qarkullojnë për pakënaqësi brenda këtij institucioni që lidhen me mospajtime ndaj qeverisjes së kryetarit Shpejtim Bulliqi. Teksa dy drejtorë u larguan brenda dy ditësh, drejtori i Inspektoratit Besnik Mulliqi u shkarkua nga Bulliqi, ndërsa ai i Shëndetësisë Driton Veliu dha dorëheqje, në publik po përflitet edhe për dorëheqje të tjera.

Por, lajmet për dorëheqjet e tjera i ka mohuar Komuna e Podujevës në një reagim të bërë në faqen e tyre në Facebook.

“Duam të njoftojmë opinionin publik dhe mediat se drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu ka ofruar dorëheqjen e tij nga detyra e drejtorit. Ndërsa, lajmet tjera që po qarkullojnë në rrjete sociale për shkarkimin apo dorëheqjet e zyrtarëve të tjerë janë spekulime dhe të pavërteta”, thuhet në reagimin e Komunës, transmeton Kosova.LIVE.

Lidhur me situatën në komunë, Gazeta Express ka tentuar të marrë një prononcim nga kryetari Shpejtim Bulliqi, por i njëjti ka qenë i paqasshëm në telefon.