In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Pamje të rënda, bulldog-u sulmon vogëlushin 18-muajsh brenda ashensorit

me 27 Shkurt 2020 ora 15:57

U Kopjua

Ky është momenti i tmerrshëm kur një bulldog sulmon një vogëlush 18 muajsh në një ashensor në Brazil.

Pamjet tregojnë nënën e djalit të vogël duke u përpjekur në mënyrë të dëshpëruar për të tërhequr fëmijën e tmerruar, ndërsa qeni sulet drejt tij duke e kafshuar.

Pronari i kafshës merr djalin në krah ndërsa përpiqet të kontrollojë qenin e tij, i cili nuk po qetësohej. Nëna pas pak, merr vogëlushin dhe largohet, i cili pësoi mavijosje dhe një kafshim në këmbën e tij gjatë incidentit.

Ngjarja ka ndodhur të enjten e kaluar në bllok pallatesh në qytetin portual të Belem. Djali i vogël thuhet se ka mbetur i traumatizuar nga sulmi dhe familja e tij kanë paraqitur një ankesë zyrtare në polici.

Pronari do të përballet me akuza penale për sulmin. Bulldogët janë një nga 17 rracat që konsiderohen të jenë një rrezik i mundshëm për publikun në Brazil.