In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Pandemia rrezikon që vendi të mbetet pa skenë të pavarur kulturore

me 25 Gusht 2020 ora 22:04

U Kopjua

Themelet edhe ashtu të dobëta të skenës së pavarur në vend i ka prekur rëndë “tërmeti” i pandemisë. Mosmarrja e masave nga Qeveria për këtë sektor ka shtuar edhe më shumë sfidat e punëtorëve të skenës së pavarur kulturore. Një numër i organizatave janë duke rizbuluar misionet e tyre dhe format e funksionimit brenda realitetit të ri. Adaptimi del të jetë i vështirë, sidomos pasi që nuk ka ndihmë financiare nga shteti. Kështu shumë organizata e iniciativa mund të shuhen, gjë që do të krijonte një boshllëk në jetën artistike në vend.

Këto, por edhe shumë çështje të tjera u bënë të ditura gjatë diskutimit online, “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në funksionimin e organizatave të skenës së pavarur kulturore”, me panelistë udhëheqësin e teatrit “ODA”, Florent Mehmeti dhe bashkëthemeluesen e fondacionit “Shtatëmbëdhjetë”, Nita Zeqiri. Biseda, e cila u mbajt të hënën është organizuar nga programi “Kultura për Ndryshim”, që financohet nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, kurse implementohet nga Qendra Multimedia e Instituti Goethe.

Sipas Florent Mehmetit, shteti është dashur që jo vetëm tash, por qe 20 vjet të përkrahë skenën e pavarur në Kosovë. Sipas tij, situata e krijuar është vetëm një goditje përfundimtare ndaj këtij sektori.

“Kjo tashmë është sikur ai raundi i nëntë i boksit që pret një nokaut të lehtë për ta rrëzuar dhe këtë po e shohim në baza ditore. Fatkeqësisht e kemi parë edhe në të kaluarën, pasi që shumë iniciativa të pavarura thjesht janë shuar, qoftë prej një lodhjeje institucionale, pasi që njerëzit nuk mund të qëndrojnë gjatë, sepse në fund të fundit duhet të merren me jetën e tyre, me familjen e tyre, dhe ai pasion për artin dhe kulturën nuk është i pashtershëm”, ka thënë ai. Ka shtuar se gjendja e skenës së pavarur në Kosovë është një mega-dështim i politikave publike.