In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Pandev i frikësuar nga “Kosovavirusi”, kërkon të shtyhet ndeshja

me 11 Mars 2020 ora 10:25

U Kopjua

Goran Pandev, kapiteni i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut në futboll, ka kërkuar që të shtyhet ndeshja me Kosovën, e paraparë të zhvillohet më 26 mars në Shkup.

Për shkak të koronavirusit, ndeshja do të luhet pa shikues, por Federata e Futbollit të Maqedonisë Veriore pritet të kërkojë zyrtarisht nga UEFA që ndeshja të shtyhet për më vonë.

Në bazë të një rekomandimi, lojtarët e Maqedonisë së Veriut që luajnë në Itali, duhet të futen në karantinë për 14 ditë pasi të arrijnë në Shkup.

Pandev të martën përmes një postimi në rrjete sociale ka kërkuar që ndeshja të shtyhet. Atij i pengon fakti që nuk do të ketë shikues në stadiumin në Shkup.

Kualifikimi me Maqedoninë në Kampionat Evropian është më i rëndësishëm se çdo gjë që kam fituar. Ne jetojmë me pamjen e stadiumit të mbuluar nga ngjyrat kuq e verdhë, që na jep forcë dhe na motivon të arrijmë atë që na ka munguar për 20 vite. Na ofroni rastin për spektakël të vërtetë, na ofroni rastin të gëzojmë tifozët tanë. Shëndeti është gjëja më e rëndësishme dhe ne vazhdimisht lutemi për të. Por na jepni rastin të realizojmë atë që kemi ëndërruar si fëmijë. Për të mirën e të gjithëve, shtyjeni ndeshen. Për shkak të shëndetit dhe për shkak të korrektësisë dhe sportit”, ka shkruar Pandev.