In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Parlamenti Evropian paralajmëron se mund të bllokojë buxhetin e BE-së

me 23 Korrik 2020 ora 20:57

U Kopjua

Parlamenti Evropian votoi me shumicë votash një rezolutë që kërkon ndryshime në projekt-buxhetin afatgjatë të BE-së, për të cilin janë pajtuar 27 vendet anëtare.

Ligjvënësit evropianë përmes kësaj rezolute, kanë paralajmëruar se mund të mos e miratojnë buxhetin, duke bërë thirrje për negociata shtesë në mënyrë që ai të “përmirësohet”.

Mocioni kaloi me 465 vota për, dhe 150 kundër.

Më 21 korrik udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord për një paketë të ndihmës ekonomike, në vlerë prej 750 miliardë eurosh, për të ndihmuar vendet në periudhën e pas pandemisë së coronavirusit.

Marrëveshja u arrit në ditën e katërt të bisedimeve në Bruksel, të cilat u përcollën me mospajtime rreth shpërndarjes së fondeve, përcjell rel.

Por, Komisioni Evropian dhe shumë eurodeputetë u shqetësuan që shumë prej përparësive të tyre në buxhetin shumëvjeçar u shkurtuan dhe disa plane të shpenzimeve u zhvendosën.

“Ne mendojmë se ky buxhet nuk jep përgjigje të duhura për sfidat e shtatë viteve të ardhshme”, tha Manfred Weber, drejtuesi i bllokut parlamentar të qendrës së djathtë në Parlamentin Evropian.

Më parë, Charles Michel – presidenti i Këshillit Evropian, i cili ndihmoi në sigurimin e marrëveshjes së kompromisit – u kishte kërkuar eurodeputetëve që ta mbështesin atë.