Ryan Shawcrossi është larguar përfundimisht nga skuadra e Stoke Cityt – pas 14 vjetëve.
Në njoftimin e fundit të klubit anglez, thuhet se Shawcrossi do të largohet për një aventurë të re në futbollin amerikan.
33-vjeçari ishte pjesë e Manchester Unitedit për dy vjet, por nuk zhvilloi asnjë ndeshje pasi ishte i huazuar te Stoke, që cilët më pas gjatë vitit 2008 e transferuan lojtarin për 1 milion funte.
Ryan bëri afro 400 paraqitje me ekipin e Stokes, duke shënuar 18 gola.
Sipas mediave, Shawcrossi pritet të transferohet te skuadra e David Beckhami, Inter Miami
