Florim Zuka ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i presidentit, njëherësh donatorit kryesor të klubit të Gjilanit.
Madje, Zuka ka konfirmuar se bashkë me të nga Gjilani është dorëhequr edhe e gjithë kryesia e klubit.
Krejt kjo ka ndodhur disa javë pas përfundimit të kampionit në të cilin Gjilani nuk arriti të bëhet kampion dhe disa ditë pas eliminimit të Gjilanit nga kualifikimet e Conference League, e po ashtu pak javë para fillimit të sezonit të ri, shkruan Kosova.LIVE.
E pas këtyre zhvillimeve ka ardhur edhe reagimi nga tifozeria e këtij klubi, “Skifterat”.
“Gjithçka është e përkohshme përveç Gjilanit dhe Skifterave”, shkruan faqja zyrtare e tifozerisë.
