In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Pas shumë kohësh, takohen Kurti dhe Ahmeti

me 28 Maj 2020 ora 10:43

U Kopjua

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti janë duke zhvilluar një takim prapa dyerve të mbyllura për media.

Kurti është i shoqëruar edhe nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Vizita e Kurtit në komunën e Prishtinës, vjen pas disa vizitave të tjera të realizuara në komuna të Kosovës, për të parë nga afër menaxhimin me pandeminë e coronavirusit.

Ky takim vjen pas një kohe të gjatë mes tyre. Ahmeti kishte fituar zgjedhjet si kandidat i VV-së për kryeqytetin, mirëpo që pas ndarjes së këtij subjekti, i njëjti kishte kaluar në fraksionin tjetër që kishte formuar PSD-në.

Që nga ajo kohë, Ahmeti e Kurti nuk ishin takuar më, teksa kishin pasur përplasje mes vete nga distanca.

Kurti dhe Ahmeti pas takimit, pritet të prononcohen edhe për media.