In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Pastrohet sheshi për protestën e VV-së, hiqen fotografitë e Agon Musliut

me 28 Maj 2020 ora 15:47

U Kopjua

Në sheshin “Skënderbeu” kanë filluar të hiqen pllakatat me portretin e Agon Musliut të vendosura dje në shenjë proteste për vdekjen e tij gjatë kohës sa ishte në karantinë në Qendrën e Studentëve.


Kjo formë e protestës i është adresuar autoriteteve më të larta të qeverisë, duke i bërë ata përgjegjës për vdekjen 26 vjeçarit nga Gjilani, shkruan Reporteri.net.

Por punëtorë të kompanisë ‘Pastrimi”, janë parë duke i larguar pllakatat në mënyrë që të pastrohet terreni për protestën që është paralajmëruar se do mbahet sot në ora 17:00 nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Protesta e VV-së ndërlidhet me një vendim të mundshëm të Gjykatës Kushtetuese, që do t’i jepte të drejtë LDK-së për formimin e qeverisë, e që VV po kërkon me ngulm që të shkohet në zgjedhje të reja.