In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Peci: EULEX-i nuk ka dhënë kontribut për zgjidhjen e lëndëve të mbetura në Dhomat e Posaçme

me 4 Janar 2020 ora 09:40

U Kopjua

PRISHTINË | 04 JAN 2020 |  Nga KosovaLive

Gjykata Supreme e Kosovës deri më 17 dhjetor të vitit 2019 ka kryer 1298 lëndë nga 1398 sa kishte në punë për këtë vit.

Kryetari i kësaj Gjykate, Enver Peci, në një intervistë për Ekonomia Online tha se ka edhe lëndë të tjera të cilat janë në përfundim dhe shpreson që ky numër mos të bartet për vitin 2020.

“Sipas të dhënave të fundit deri më datën 17.12.2019 gjithsej në Gjykatën tonë kanë qenë 1398 raste për të gjitha lamitë, të pranuara vetëm këtë vit kanë qenë 1298 domethënë prej 1398 lëndëve që kanë qenë gjithsej në punë të kryera deri në këtë moment janë 1148 raste dhe kanë mbetur pa përfunduar 250 raste, por që me siguri ky numër ka me u zvogëluar për shkak se kam informacione që gjyqtarët i kanë përfunduar disa raste dhe po shpresoj që ky numër prej 250 lëndëve që nuk është ngarkesë as barrë për Gjykatën dhe të zvogëlohet deri në fund të vitit”, tha ai për Ekonomia Online.

Peci tha se ky vit ka qenë më specifik në kuptimin e zgjedhjeve për shkak se 33 raste i kanë pasur të natyrës administrative të zgjedhjeve dhe kanë qenë me peshë në kuptimin e vendimmarrjes.

“Në kuptimin e përgjithshëm mund të them se trendi është përafërsisht i njëjtë i numrit të lëndëve të përfunduara me një dallim që këtë vit kanë arritur më tepër raste, sidomos janë rritur rastet e çështjet e rasteve administrative që vitin e kaluar ka qenë afër 100 lëndë, këtë vit shifra ka shkuar afër 200 lëndë, qind për qind janë rritur. Ky vit ka qenë edhe më specifik në kuptimin e zgjedhjeve për shkak se 33 raste i kemi pasur të natyrës administrative të zgjedhjeve dhe kanë qenë me peshë në kuptimin e vendimmarrjes. Këto raste janë përfunduar me të gjitha për shkak se është afati 72 orë sipas ligjit për zgjedhje dhe na është dashtë me i përfunduar në bazë të ligjit”.

Peci përmendi nevojën për shtim të numrit të gjyqtarëve derisa tha se kjo Gjykatë përballet me një problem pasi që shumica nga 14 gjyqtarët që ka kjo Gjykatë janë afër pensionimit.

“Me mua janë 14 gjyqtarë është në bazë edhe të dhënave që i prezantova faktikisht është e arritshme mundësia, mirëpo Gjykata Supreme përballet me një problem se gjyqtarët një pjesë bukur e madhe janë në moshë edhe ju është ofruar pensioni, vitin e ardhshëm na shkojnë 2 gjyqtarë të lamisë civile dhe veç janë hapur konkurse dhe shpresohet që do të plotësohet në momentin që ata shkojnë vinë 2 gjyqtarë të rinj”, tha ai për Ekonomia Online.

Sipas tij, prej arritjes së një lënde në këtë Gjykatë e deri në përfundim të saj nevojiten 3 deri në 4 muaj.

“Në bazë të një mesatareje të përgjithshme në rastin prej arritjes te ne deri në përfundim është mesatarisht 3 muaj eventualisht 4 nuk pritet sikur te Gjykatat e tjera probleme të mëdha”.

Ai tha se misioni i EULEX-it nuk ka dhënë kontributin e pritur për zgjidhjen e lëndëve të mbetura në Dhomat e Posaçme të Gjykatës Supreme.

“Në kuadër të Gjykatës Supreme me ligjin e ri e kemi një specifikë të veçantë që e kemi një Gjykatë të specializuar ‘Dhomat e Posaçme të Gjykatës Supreme’ që është një rast krejt tjetër, atje ka raste të grumbulluara duke pritur me vite, ka qenë një Gjykatë që ka punuar me gjyqtarë ndërkombëtarë dhe kanë lënë shumë lëndë të pa përfunduara domethënë misioni i EULEXIT nuk dhënë kontributin e pritur që do të na ndihmojnë në kuptimin e këtyre rasteve”.

Sa i përket dënimeve për të njëjtin rast të veprës penale për më shumë persona të përfshirë në atë rast, Peci tha se kjo duhet të përmirësohet sepse ka raste kur për të njëjtën vepër penale kryesit dënohen njëri me kusht e tjetri me burg efektiv.

“Jemi duke bërë trajnime me gjyqtarë, por është një problem sipas mendimit tim që nuk është çështje shumë e vlerësimit e këtyre dispozitave sesa që gjyqtarët po kanë vullnet të mjaftueshëm me i arsyetu vendimet e tyre se pse dikë me rrethana të ngjashme për veprën e njëjtë e merr një dënim më të butë dikush me kusht e dikush me burg efektiv, ne shpesh i quajmë drejtësi selektive në kuptimin  trajtimit të kryesve të veprave penale dhe kjo me siguri që duhet me u përmirësuar sepse e humb besimin e qytetarëve në sistemin gjyqësorë, pikërisht për atë sepse qytetarët tanë mendojnë se për dikë jemi më të butë për dikë më të ashpër dhe me siguri këto ndikojnë në atë se ndoshta dikush po ndikon në gjyqësorin që të jep dënime të këtij lloji”, tha ai për Ekonomia Online.

Por ai për këto nivelizime të dënimeve thotë se përgjegjësinë kryesore e ka Gjykata e Apelit.

Ai thotë se kjo Gjykatë është “motor” për nivelizimin e dënimeve.

“Në fakt motor që duhet t’i nivelizojë dënimet është Gjykata e Apelit. Gjykata Supreme vepron vetëm  me mjete të jashtëzakonshme juridike dhe nuk hyn përveç situatave kur atakohet vendimi mbi dënimin në kuptimin e shkeljes së ligjit penal. Nëse tejkalohet minimumi apo maksimumi ndërsa rregullatorë kryesorë është Gjykata e Apelit për këtë arsye duhet me bisedu me gjyqtarë me marr një qëndrim, për shkak se çdo Gjykatë shkon në Apel dhe atje mundet Gjykata ose me i ulë dënimet ose me i rritë”.

“Sipas vlerësimit të përgjithshëm po flas deri viteve të fundit nuk ka pasur rritje të dënimeve më tepër ka qenë e fokusuar ndoshta me zbrit dënime dhe në të njëjtën kohë nuk kanë një politikë ndëshkimore edhe në Gjykatë të Apelit për vepra të ngjashme me u marrë një qëndrim se si me i shqiptu dënimet”, tha Peci për KosovaLive.