In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Për herë të parë: VV kërkon ndihmë nga PDK për rrëzimin e Qeverisë Hoti

me 6 Gusht 2020 ora 16:57

U Kopjua

Diçka e rrallë në skenën politike kosovar po ndodh, Lëvizja Vetëvendosje po kërkon bashkëpunim dhe ndihmë nga Partia Demokratike e Kosovës për rrëzimin e Qeverisë Hoti, shkruan Gazeta Metro.

Lëvizja Vetëvendosje e ka kuptuar se pa bashkëpunimin dhe ndihmën e PDK’së vështirë se do ta kenë të mundur rrëzimin e Qeverisë Hoti, duke parë se AAK dhe Nisma janë në Qeveri.

Lëvizja Vetëvendosje po synon rrëzimin e Qeverisë Hoti nëpërmjet ngritjes së mocionit të mosbesimit.

Nga sot Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve për procedimin e mocionit të mos besimit ndaj Qeverisë.

Si rrjedhojë e keqqeverisjes dhe situatës së rëndë me COVID-19, shefi i GP të VV’së Rexhep Selimi ka ftuar grupet tjera parlamentare dhe deputetët e parlamentit të Kosovës që ta mbështesin këtë mocion.

Deputeti Selimi pret reflektimin e PDK’së për rrëzimin e qeverisë Hoti.

“Partia Demokratike e Kosovës është subjekt opozitar në Parlamentin e Kosovës, në retorikën e tyre kemi parë që ata kanë qasje kundrejt qeverisë aktuale. Ne presim që ata t’i mbajnë fjalët e tyre dhe t’i realizojnë me veprime konkrete”, tha Selimi.

Kujtojmë se më 25 mars të këtij viti ish- Qeveria Kurti ishte rrëzuar me ngritjen e mocionit të mosbesimit pikërisht nga LDK-ja, partneri i atëhershëm i saj.