In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Përgjigja e qartë e Pep Guardiolas kur u pyet nëse Karim Benzema është në nivelin e Lionel Messit

me 22 Nëntor 2021 ora 13:02

U Kopjua

Pep Guardiola hodhi poshtë krahasimet midis Karim Benzemas dhe Lionel Messit kur u pyet nëse superylli i Real Madridit ishte në nivelin e argjentinasit.

Një gazetar e pyeti trajnerin e Manchester Cityn për sulmuesin francez rreth formës së tij mbresëlënëse.

Ai e quajti francezin ‘fantastik’, por refuzoi ta fuste në të njëjtin grup me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

Ai tha për Marcan: “Benzema është i jashtëzakonshëm, fantastik”.

“Por, që nga koha ime në Barcelonë, ka pasur 20 lojtarë që kanë dalë në skenë dhe njerëzit kanë pyetur nëse mund ta krahasojmë atë me [Leo] Messin”.

“20 lojtarë”, shtoi ai.

Benzema ka vazhduar formën e tij ultra-produktive në sezonin e ri, duke shënuar 14 gola në 15 ndeshje – duke përfshirë 10 gola në La Liga.

Ai po konkurron me Messin për Topin e Artë këtë vit pasi ka shijuar një edicion të shkëlqyer.

Për shanset e tij për të fituar çmimin individual për herë të parë në karrierën e tij, 33-vjeçari tha: “Topi i Artë? Do të shohim se çfarë do të ndodhë… por unë shpresoj se po”.

“Jam i lumtur që jam përfshirë, luaj dhe shënoj në ndeshje. Jam shumë i lumtur dhe shpresoj se kjo mund të vazhdojë”.

“Në çdo rast, Kupa e Botës duhet të jetë një nga objektivat tona duke pasur parasysh ekipin që kemi”.

“Duhet të përgatitemi mirë për të arritur objektivat tona dhe Kupa e Botës është një prej tyre, sigurisht”, ka shtuar më tej Benzema.