In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Përplasën Abrashi e Konjufca për Kurtin

me 25 Mars 2020 ora 22:56

U Kopjua

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi ka thënë se Albin Kurti sillet si shef në raport me partnerët ndërkombëtar.

Abrashi ka theksuar se Kurti nuk dëshiron të ballafaqohet me dialogun me Serbinë.

“Tani kur kemi nevojë për bashkëpunim dhe unitet ka qenë vetë kryeministri i cili me veprimet e tij arbitrare nuk dëgjoj zërin e LDK-së, por me qëllim dhe vetëdije të plotë shkarkoi ministrat e LDK-së. Shkeli marrëveshjen me LDK-në. Vetëm e vetëm të provokoj krizë institucionale me siguri që të largohet nga posti i kryeministrit, pasi që nuk dëshiron që të ballafaqohet me procesin e dialogut. Nuk dëshiron që të konfrontohet me dialogun sepse nuk ka as një farë aftësie e kapaciteti të jetë lider në marrëdhënien ndërkombëtare”, ka thënë Arban Abrashi.

Arbrashi është shprehur se Kurti ka qenë kundër marrëveshjes së Rambujes dhe kundër Ahtisarti si dhe Pavarësisë së Kosovës.

“Për vetëm ditë njeriu i cili ishte kundër, Rambujes, Ahtisarit, kundër shpalljes së Pavarësisë. Për 40 ditë mbjelli dhe kultivoi përçarje në mes të aleatëve tanë, për ditë bëri që Evropa dhe Amerika të mos flasin me një zëri.  Kryeministri jonë sillet sikur shef raport me partneret tanë”, ka thënë ai.

Ministri i Punëve të Jashtme ,Glauk Konjuca ka reaguarndaj deklaratave të Abrashit duke thënë se vetëm presidentin Thaçi e ka dëgjuar duke thënë se Kurti ka qenë kundër Rambujes, Ahtisarit e Pavarësisë.

“Pakënaqësia e tij është e natyrshme. Unë këtë argumentin e tij që u mundua ta cilësoj si agrumet e kam dëgjuar vetëm prej presidenti Thaçi, se Albini ishte kundër Rambujes, Ahtisari e Pavarësisë, i ka thënë dëgjuar prej Thaçit”, ka thënë Konjufca.