In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Përplasja e VV-së dhe AAK-së për marrëveshjen për linjë hekurudhore

me 14 Shtator 2021 ora 22:46

U Kopjua

Nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka pasur përplasje për pjesëmarrjen e Ministrit të Infrastrukturës, Librun Aliu, në Samitin e Hekurudhave për Ballkanin Perëndimor që u mbajt në Beograd të Serbisë.

Pal Lekaj nga AAK iu drejtua ministrit Aliu se ata e nënshkruan marrëveshjen për linjë hekurudhore në Berlin, ndërsa ky i fundit në Beograd.

I shpejtë ishte reagimi i VV-së. Zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka tha se Lekaj në Berlin nënshkroi vetëm projekte që lidhin Kosovën me Beogradin, edhe me hekurudhë edhe me autostradë, ndërsa Liburn Aliu në mes të Beogradit paraqiti projektin për hekurudhë që lidh Kosovën me Shqipërinë.